Argjira dhe Graciano ishin të ftuar së fundmi në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, ku zbuluan detaje shumë interesante nga marrëdhënia e tyre. Teksa po flisnin për miqtë e tyre të cilët janë pjesë e “Big Brother VIP”, Argjira u pyet nëse do të pranonte të ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Jo, nuk do pranonim të ishim pjesë e Big Brother Vip, as çift”, tha ajo. Ndërkohë, Graciano tha se do të dëshironte të përjetonte këtë eksperiencë kaq të veçantë për herë të dytë. “Me Argjirën nuk do të kisha qejf, pa Argjirën do të kisha hyrë. Një ditë i thashë po nëse futem, ajo më tha ndahemi. Ishte shumë e prerë përgjigja”, u shpreh balerini i njohur.
“Por, unë do e mbështesja Argjirën nëse do të futej, edhe pse ajo jo… Argjira mjafton të rrijë siç është. Ajo është shumë pozitive, do ishte serioze, do i kishte peshë fjala, do kishin shumë njerëzit çfarë të mësonin… Unë jam mendje hapur, por thjesht ideja që do i afrohej dikush, mua do më bezdiste shumë”, tha Tagani.