20 nëntori për asnjë demokrat nuk është një ditë e zakonshme. Si sot para 8 viteve, është ndarë nga jeta në një aksident rrugor një prej emrave më të respektueshëm të Partisë Demokratike, Sokol Oldashi.

Miqtë e vërtetë e të ndjerit Sokol Olldashi e kanë kujtuar, disa me një foto e të tjerë nuk i kanë kursyer edhe disa rreshta. Astrit Patozi, ish nën kryetar i PD-së ka risjellë në vëmendje këngën që i ka dedikuar Olldashit me titull Si në ditën e parë. Në po të njëjtën mënyrë po aq origjinale e ka kujtuar edhe ish sekretari i përgjithshëm i PD Ridvan Bode. Ai ka thurru disa vargje me titull thjesht Sokol.

Ky i fundit, i ka kushtuar disa vargje të ndjera. Sokol i ka titulluar ato.

Sokol!Të të shikoja, desha sot,Në ditën kur ti u nise,Kur tinëz ike nga kjo botë,Dhe botën qesëndise.Të të llafosja doja shumë,Por heshtja jote step,Kjo botë veç gërryen si një lumë,Ti bardhësisht je mbret.Ndaj dorën zgjata si gjithnji, Nën plisin që di veç unë,Mora cigaren që drodhe ti,…dhe lotët rrodhën lumë.Mos qesh, mos shih me qesëndi,Nga dhimbja që ndjej unë,Është mall, sa mall, o Perëndi,Që plas, që çan dhe gurë, shkruan Bode.

Të tjerë kanë zgjedhur që të kujtojnë momentet e fundit që kanë kaluar më Olldashin.

“Bisedat e mbrëmjeve të vona, me Sokolin, pas zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike në 2013, kishin trishtim, reflektim, projeksione për të ardhmen … Midis shumë gjërave të mençura të tij, kujtoj si sot: “- Do të vijë një ditë dhe do të shohim…!”Profecia u bë realitet ! I paharruar kujtimi yt, Kol Olldashi!”, shkruan Igli Cara.

“Tetë vite më parë, në këtë orë, në këtë datë pimë kafen bashkë me dy miq të përbashkët. Kush do e mendonte dhe besonte që kjo ishte kafja e fundit me ty. Sokol Olldashi do mbahet mend gjatë mes demokratëve sepse ai ishte një prej nesh. Në të mirë e në të keq, në sakrifica, protesta, Sokoli ishte ndër të parët. Kështu do e kujtojmë gjithnjë”, shkruan Lefter Gështenja.

Olldashi është kujtuar edhe nga demokratë të tjerë që me një fjali të thejshtë, por që në raste të tilla shpreh shumë.

“I paharruar Sokol Olldashi! Na mungon shume!”, shkruan Luan Baçi.“I paharruar”, shkruan Ivi Kaso.“Vitet ikin…… Koha ecën….. Por ti ngelesh mes nesh, në kujtime, në shpirtin dhe zemrat tona Koli! Malli për ty vetëm shtohet…”, shkruan Flamur Noka.Në mesazhin e saj. Majlinda Bregu, ka publikuar një foto të Olldashit mendueshëm ku shkruan “Ça po mendon aman?…