Talasoterapi (përdorimi terapeutik i ujërave të detit), krioterapia (trajtim ne temperatura të ulëta), ditë dhe masazhe.
Kylian Mbappe po shfrytëzon stërvitjen e ashtuquajtur të padukshme për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë një sulmues i kompletuar. Sipas Mundo Deportivo, kampioni i botës ndjek një plan të rreptë për të përmirësuar gjendjen e tij fizike dhe atletike.
Në fillim janë seancat e talasoterapisë: një metodë terapeutike natyrale që përdor substanca të marra nga deti (ujë deti, alga, planktone) që përdoret nga disa futbollistë. Cristiano Ronaldo, mbi të gjithë.
Ylli i PSG i ka kthyer në një traditë masazhet dhe banjat termale pas stërvitjes.
Talasoterapisë dhe krioterapisë i bashkohet një dietë e rreptë, e pasur me karbohidrate dhe proteina, si makaronat me salmon (një nga pjatat e tij të preferuara), arra, peshk, oriz dhe vezë.