Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Gllogjan të Deçanit në Kosovë. Drejt një autobusi me nxënës është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë kanë humbur jetën shoferi dhe dy nxënës. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta. Ministrja e Puneve te Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar mbi ngjarjen e rënde qe ka ndodhur. Me ane te nje postimi ne twitter Xhaçka shkruan: Pikëllim e dhimbje për tragjedinë në #Kosovë të shkaktuar nga një dorë kriminale që meriton dënimin më të ashpër që parashikon ligji.
Mendjet e lutjet tona ju shkojnë familjeve të viktimave të pafajshme!
U prehshin në paqe!?
Home Lajme Aktualitet Ngjarja në Deçan, reagon Xhaçka: Pikëllim e dhimbje për tragjedinë në Kosovë...