Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar sot të zgjedhurit e organeve të qeverisjes vendore në Kosovë, pas mbylljes së raundit të dytë të votimeve për drejtimin e komunave.
Nikolla shpreh bindjen se të gjithë do të bëjnë më të mirën për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
“Me rastin e përfundimit të zgjedhjeve vendore në Kosovë, u uroj të gjithë të zgjedhurve, kryetarë të komunave dhe këshilltarë të këshillave komunalë, suksese në përmbushjen me sukses të detyrave të tyre, në shërbim të komuniteteve dhe qytetarëve! Jam e bindur se të gjithë të zgjedhurit do të bëjnë më të mirën për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe të shërbimeve ndaj tyre.”, shkruan në urimin e saj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.