Ka nisur pak minuta më parë ndeshja në Air Albania, ku Shqipëria kërkon t’i mbyllë kualifikueset me fitore përballë Andorrës.
Shqipëria kërkon ta mbyllë me kokën lart fushatën eliminatore për Katar 2022 teksa në stadiumin Air Albania pret modestët e Andorrës. Trajneri i kombëtares, Edy Reja ka vendosur edhe për 11-tëshen titullare që zbret në fushë ndërsa italiani ka qenë i detyruar për të bërë disa ndryshime për shkak të lojtarëve të dëmtuar apo të pezulluar. Kështu, nga ndeshja e kaluar janë konfirmuar vetëm tre lojtarë dhe fjala është për Strakoshën, Hysajn dhe Uzunin.
Ndërkohë, nga minuta e parë një fanellë titullari i është besuar dy lojtarëve të Tiranës, Erjon Hoxhallari dhe Taulant Seferi, ndërkohë që në mbrojtje ka vend edhe për Dermakun e Mihaj.
Sakaq, në mesfushë Ramadani ka detyrat organizuese teksa përkrah tij aktivizohet edhe Qazim Laçi. Nga ana tjetër, rikthehet si titullar Odise Roshi dhe Çekiçi.
Formacioni i Shqipërisë (3-5-2): Strakosha, Dermaku, Mihaj, Hoxhallari, Hysaj, Ramadani, Laçi, Çekiçi, Roshi, Seferi, Uzuni
Formacioni i Moldavisë (5-4-1): Gomes, Cervos, Jimezes, Garcia, Lloveras, San Nicolas, Jordi Alaez, Pujol, Vieira, Martinez, Rosas Ubach