E veçanta e “H.O.T” është se i përket një zhanri të ri ‘dramedy’, që në Shqipëri nuk është prekur më parë. Dramedy do të thotë se seriali përmban dramë, por edhe komedi. I ftuar mëngjesin e sotëm në “Vila 24” në një intervistë me Brunilda Lahen, Ermali tregoi edhe një moment nga xhirimet, ku ai së bashku me aktorët ishin prekur nga një pjesë e episodit 7.

“Kur u prekëm ne në xhirime, imagjino si do përjetohet në televizor”, tha Ermali.

“Njerëzit jo vetëm do qeshin, por edhe do qajnë. Po ju tregoj një moment nga xhirimet e episodit 7. Unë, Lori që ka qenë një nga asistentet kryesore, Egla, Bjordi, asistenti i parë i regjisë Florenci, edhe nja dy vajza të tjera, duke parë monitorin e regjisorit teksa po xhirohej skena aty pas ku po luhej Jonida, Klea dhe unë, sapo tha regjisori ‘cut’ (preje), ia nisëm duke qarë, po ç’të qarë”, tregoi Ermali.