Mero Baze/ Prej vitit 1991 kur mori drejtimin e Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbetur besnik I kulturës politike të mospranimit të asnjë pale tjetër, përveç palës që është në anën e tij. Viktima e parë e tij, ishte Partia Dmeokratike.
Një vit pasi ai mori drejtimin e saj, ai e ndau Partinë Demokratike duke prodhuar bijën e saj të parë, Aleanca Demokratike në vjeshtë të vitit 1992, ku u grumbulluan shumica e figurave themeluese të Partisë Demokratike.
Pastaj hemoragjia vazhdoi me Kalkaluën, Baletën, Dash Shehin, Rulin, Tritan Shehun, Pollon, e deri tek Patozi e Topalli më 2017. Të gjitha hemoragjitë e PD dhe ndarjet prej saj, kanë shkak Sali Berishën.
Pastaj vazhdoi me partitë historike, aleate të PD.
Ballin Kombëtar e ndau në dy parti, në Balli Kombëtar Demokrat dhe Balli Kombëtar, ku ai me prapashtesën demokrat ishte aleat I tij.
Pastaj u hyri legalistëve të Zgut. Dhe aty krijoi dy parti, një fraksion “democrat”, që ishte me PD dhe tjetri I pavarur prej saj.
Më tej erdhi radha e socialdemokratëve të Gjinushit duke I ndarë ata dhe duke krijuar Partinë Socialdemorkate të Teordor Laços aleatë me të.
Më tej vazhdoi me republikanët dhe demokristianët. Gjithnjë me të të njëjtin parim, njëri fraksion aleat me PD, tjetri I pavarur.
Pasi mbaroi punë me partitë kaloi tek shoqatat.
Shoqatën e të burgosurve politike e përçau dhe krijoi dhe aty një fraksion të Shoqatës së të Burgosurve Politik demokrat ku bëtnte kudjes të gjente të persketuar që kishin dhe dosje bashkpuntorësh, dhe tjetra ishte ajo e Kurt Kolës q ënuk I bindej. Po kështu dhe me shoqatën e pronarëve. Cdo kënd që nuk e sundonte dot e përçante dhe kjo sindromë u përhap në shqoëri tek shoqata e bletërritësve.
Pastaj ndau ditën e Çlirimit. Dhe këtu krijoi një datë çlirimi për demokratët dhe një për ish komunistët, duke i mohuar Shqipërisë të drejtën të ketë një ditë antifashiste në historinë e saj. Pra e la Shqipërinë ose komuniste ose fashiste, por një Shqipëri antifashiste siç u gdhi në të vërtet Shqipëria më 29 Nëntor 1944. Se çfarë bënë komunistët me pushtetin e tye për 45 vite është histori që duhet shkruar, por tu mohosh shqiptarve që ishin antifashistë më 29 nëntor 1944, është ta fusësh Shqipërinë në bllokun fashist, cka do kishim pësuar reperkusione të rënda, ndarje kufijsh, dhe ndoshta coptim të shtetit që dhe ashtu ishte shumë i vogël.
Krijimi I dy historive, I dy paritve I dy shoqatave, I dy ideve dhe interpretimeve për të njëjtën të vërtet ka qenë misioni I jetës së tij.
Tashmë në fund të jetës së tij politike dhe fizike po mendon se po përçan dhe Amerikën. Dmth do të krijoj një SHBA të Partisë Demokratike dhe një SHBA tjetër për gjithë botën. Edhe pse është shumë qesharake për gjithkënd që e dëgjon, në të vërtet ai është I autosugjestionuar nga ideja që ka një SHBA që e ka damkosur për gjithë jetën, por ka dhe një SHBA tjetër që është me të. Dhe atë e krijon duke paguar ca njerëz trushpëlarë në SHBA, në një sallë dhe ky tu parralis kundër SHBA tjetër, armike me atë SHBA që nuk e lë të hyj në SHBA. Pak a shumë siç bënte Fidel Kastro me emigrantët kubanezë aleatë t ëtij në SHBA.
Dhe në fund fare për ta bërë më të plotë paradigmën e jetës së tij po krijon dhe dy Kuvende të PD, që do ti jap fund në të vërtet mbijetesës së PD në skenën politike për disa vite. Këtë po e bën me gjakftohtësi, si një plak I keq që ka vendosur ta mbyll jetën me inçest brenda familjes së tij politike, duke përdhunuar fëmijën e vet që dhe ashtu e ka traumatizuar gjithë jetën. Politika imiton karkaterin e njeriut që e ushtron atë dhe Sali Berisha nuk mund të mos përfundonte këtu.