Nga Mihallaq Qilleri

Dekorimet e figurave të shquara të jetës shqiptare, në art, kulturë, ekonomi, patriotizëm, etj. janë bërë aq të shumta sa emri i tyre përmendet vetëm në ditën e marrjes së medaljeve e pastaj i mbulon pluhuri i harresës. Por ka edhe emra të tjerë aq të shquar po në këto fusha që njihen nga populli shqiptarë e mbeten të paharruar. Mendoj se një nga këta figura është edhe aktori dhe regjisori i madh gjeorgjian Akaki Khorava. Nuk ka shqiptar që të mos e ketë parë filmin shqiptaro-sovjetik “Skënderbeu”, i shfaqur për herë të parë më 28 Nëntor 1954.

Pavarsisht ndryshimeve ideologjike mes nesh dhe ish-Bashkimit Sovjetik, apo Rusisë së sotme, pavarsisht ar miqësive e miqësive, Skenderbeu i Khoravës mbetet pamja më e gjallë vizive për fantazinë e gjithë shqiptarëve për heroin tonë më të madh kombëtar, simbolin e luftrave për liri e mëvehtësi, figura me të cilën na njohu Europa dhe bota. Khorava lindi më 29 prill 1895 në fshatin Oczchomuri të Gjeorgjisë dhe vdiq më 23 qershor 1972 në Tbilisi.

Krijimtaria e tij është aq e madhe sa nuk ka vend të përmendet këtu. Por për ne, shqiptarët, interpretimi dhe figura e tij madhështore që krijoi në rolin e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut, e ka bërë atë aq të dashur sa kujtohet me emocion nga të gjithë Megjithë idetë, fantazitë, dëshirat, projektet, – sidomos me figurën e madhe aktoreske të Bekim Fehmiut, i cili mund të ndërtonte një figurë e rol si ai i Skenderbeut, – edhe sot, pas afro 70 vitesh ideja për krijimin e një filmi tjetër për Heroin tonë Kombëtar nuk është realizuar. Khorava mbeti kështu “Skënderbeu” ynë.

Do të ishte në nderin tonë, të qeverisë e të presidencës shqiptare që t’i akordohet atij, pas vde kjes, një ndër titujt më të lartë të shtetit duke e përkujtuar për kontributin e mrekullueshëm që la për historinë e Shqipërisë. Skënderbeu shqiptar, përtej gravurave të vjetra, apo monumenteve të tij, mbetet ai i aktorit të madh gjeorgjian. Përmes kanaleve diplomatike mund të gjenden pasardhësit e trashëgimtarë të tij që të pranojnë dekoratën e lartë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.