Dita e djeshme për blogeren, Sarah Berisha ishte me ulje-ngritje, pasi ajo deklaroi se nuk dëshiron të ketë diçka më shumë me Pajtim Krasniqin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Pas këtyre fjalëve, ishte Pajtimi ai që e refuzoi atë për një takim të organizuar nga “Vëllai i madh”.
Më pas, ishte aktori, Donald Veshaj që u mundua të qetësoj situatën mes dyshes, duke shkuar tek Sarah dhe pyetur se si e sheh ajo Pajtimin, shkruan Express.
Ajo ka rrëfyer se në fillim nuk besonte se mes tyre mund të kishte diçka, por çdo ditë e më shumë ajo po ndihet mirë në shoqërinë e tij.
Pas gjithë debatit të krijuar mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Sara ka pranuar se ka një pëlqim për DJ PM dhe ka ardhur edhe puthja e shumëpritur.
Saraj i thotë nga ana tjetër se iu duk moment i përshtatshëm. Puthja e shumëpritur ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse në “Big Brother VIP” do të krijohet çifti i parë.
Ndërsa, ditën e sotme pasi i treguan Fifit që puthja mes tyre ka ndodhur, ajo filloi të akuzonte Sarën se ajo po luan me Pajtimin, situatë kjo që u tensionua duke bërë që Sara të shpërthen në lot dhe që të kërkon të dal nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Pas kësaj ngjarje, pothuajse të gjithë banorët i kanë qëndruar afër Sarës dhe kanë diskutuar me të duke u munduar ta qetësojnë.