Duket se aventura e Samuel Umtit te Barcelona ka përfunduar.

Mbrojtësi, që ka rikuperuar nga dëmtimi, nuk ka gjetur hapësira me Koeman dhe ka pak mundësi që situata të ndryshojë me Xavi-n.

Sipas Sport, presidenti Laporta do të flasë me përfaqësuesit e lojtarit dhe këtë muaj mund të merret një vendim përfundimtar.

Duhet thënë se për Umtiti interesohen skuadra në Francë, Angli dhe Turqi.