Kim Kardashian ka marrë vëmendjen e të gjithëve teksa ishte e ftuar në dasmën e mikeshës së saj, Paris Hilton. Ajo vendosi që të anashkalojë festën për të porsamartuarit të premten në mbrëmje në mënyrë që të merrte pjesë në një festë për mikun e saj Simon Huck dhe të fejuarin e tij, Phil Riportella. Gjatë këtij eventi, Kim ngriti një dolli për çiftin, ndërsa zgjodhi të bënte një shaka që kishte të bënte pikërisht me jetën e saj personale.
“Është sinqerisht shumë bukur të jesh këtu për një martesë homoseksuale. Dua të them, nuk kam qenë në një që nga dasma ime e dytë”, tha ajo fillimisht duke qeshur.
Në fjalimin e saj, ajo është ndalur edhe në martesat e saj duke thënë se nuk di as vetë çfarë këshille t’i japë çiftit.
“Unë isha pak konfuze sepse nuk e kam kuptuar vërtet këtë çështje martese, kështu që nuk e di se çfarë lloj këshille do t’ju jap djema sonte,” tha Kim.
Kujtojmë se martesa e parë e Kim ishte në vitin 2000-2004 ishte me Damon Thomas, e dyta me Kris Humphries në 2011-2013, dhe e fundit për momentin ishte ajo me Kanye West, me të cilin vendosi të divorcohej në fillim të këtij viti.