Bashkimi dhe Alvisa kanë qenë dy nga konkurrentët që kanë treguar më së shumti afrimitet në këtë edicion të Për’puthen. Ata kanë dalë në disa takime me njëri-tjetrin dhe kanë bërë deklarata mjaft të forta. Pak kohë më parë, kur u rikthye në Për’puthen Prime pas skandalit me ish-të dashurin e saj, Alvisa deklaroi se ishte kthyer vetëm për Bashkimin. Ajo madje deklaroi në prapaskenë se është e gatshme t’i dalë plumbit para për të nëse do jenë bashkë.
Madje në mbrëmjen e kaluar të Për’puthen Prime, Bashkimi pati një debat të fortë me Efin, e cila e pyeti nëse kishte fjetur me Alvisën. Por e gjithë marrëdhënia e tyre duket se është vetëm para kamerave, pasi përtej syve të publikut, Bashkimi është puthur me një vajzë tjetër, që nuk është Alvisa. Në një video që po qarkullon së fundi, Bashkimi duket me një vajzë misterioze.
Afterparty.al ka publikuar videon, ku Bashkimi duket mjaft i afërt me vajzën në fjalë edhe pse në të njëjtën kohë është shumë afër deklarimit për Alvisën në Për’puthen.
Nuk dihet ende nëse konkurrenti është në një lidhje jashtë programit, por këto imazhe ngrenë dyshime të shumta se gjithçka që po ndodh është e përgatitur me skenar.