Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP Albania” hyri konkurrenti më i ri, aktori Igli Zarka. Ai u prezantua nga Arbana si një person që do trazojë ujërat dhe do sjellë shumë të papritura.
E kur Igli sapo ka nisur aventurën e tij, gazetarja Kozeta Kurti i ka bërë një dedikim publik. Përmes një statusi në rrjetet sociale Kozeta shkruan si janë njohur dhe si e kanë ruajtur miqësinë e tyre 5-vjeçare. “Nuk kam për ta harruar se si ma vodhe zemrën dhe kalove me sukses test provokimin e modestisë”– shkruan ajo mes vargjeve.
Statusi i plotë
“Ty ta pashë syrin atë mbrëmje marsi në Teatrin Kombëtar, ndërsa ndiqja “Equus” dhe ty nën lëkurën e Alan Strang.
Ëndrra ime 10 vjeçare për të vendosur At’ Sergin e Tolstoyt në skenë, po fillonte të merrte formë.
Nuk kam për ta harruar kurrë shkëmbimin e mesazheve të para, dhe energjinë që lëshoi xixa, përtej plastikave e peçikllazëve të telefonëve tanë celularë.
Nuk kam për ta harruar se si ma vodhe zemrën dhe kalove me sukses test provokimin e modestisë (i pandershëm nga ana ime, por i domosdoshëm për procesin e paharrueshëm që kaluam bashkë)
Në thuajse 5 vjet, kemi jetuar çastin si vit, madje si dekadë fare dhe u rritëm secili në fushë të vet.
Ti nuk ishe, as je, as do jesh dot lloji i llumit që prodhojnë sot fushat e veprimtarisë publike në këtë vend.
Bëj Big Brother për mua, për ata që janë si unë.
Duket sikur jemi pak, por më beso, siç ke bërë gjithmonë, jemi më shumë se sa dukemi!
P.S. Kur të dalësh, do më “kafshosh” kur ta lexosh këtë, por unë do të të bëj një gin tonic dhe ne do shtrohemi në bisedë si çdo rradhë!”