Këngëtarja e famshme, Celine Dion ka bërë për vete me zërin e saj miliona fansa në të gjithë botën, këngët e së cilës janë kthyer përherë në hite.
Më herët, ajo ka zbuluar se për shkak të problemeve shëndetësore është e detyruar që të shtyjë të gjitha koncertet e planifikuara për t’u mbajtur në Las Vegas.
”Ekipi im dhe unë kemi punuar për shfaqjen tonë për tetë muajt e fundit dhe të mos jem në gjendje të këndoj këtë nëntor më trishton përtej shpjegimit. Më vjen veçanërisht keq për zhgënjimin e të gjithë fansave që bënë planet e tyre për të ardhur në Vegas. Tani më duhet të përqendrohem që të bëhem më mirë. Unë dua t’i kapërcej të gjitha këto sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh këngëtarja.
Duket se gjendja shëndetësore e këngëtares është përkeqësuar pasi një i afërm i këngëtares ka folur për revistën “Here”, duke treguar:
“Ajo nuk mund të ngrihet më nga shtrati, të lëvizë apo të ecë. Ajo vuan nga dhimbjet në këmbë të cilat e paralizojnë. Ajo është shumë e dobët dhe ka humbur shumë peshë. Një sëmundje që mund të kërkojë një rikuperim të gjatë ‘përcakton burimi’. Nëse gjërat nuk përmirësohen, mund të jetë e nevojshme të ndalet për disa muaj, apo edhe një vit. Sepse simptomat e saj janë më shqetësuese sesa pritej.”