Aktivistja Evi Kokalari, e cila është rreshtuar krah ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha, ka sulmuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale deputeten e PD-së, Grida Duma.
“Grida Duma familjen e saj e ka shkatërruar. Ky është fakt.Ka mundësi që PD-ja konservatore të filloj të stresoj sa e domosdoshme është besimi në Zot & familja?Gjeneratat e reja rriten të fortë në familje të shëndetsh’me. Një familje e shëndetsh’me respekton partnerin, dhe nuk sodit në livadhet e botës.Modernismi që ka dashur të fus George Soros nëpërmjet shoqërisë civile, ka pasur vetëm një qëllim – DENIGRIMIN e shoqërisë.”, shkruan Kokalari.