Ushtria gjermane po transporton pacientë me koronavirus, të sëmurë rëndë, nga Rumania në Gjermani për trajtim. ”Një ‘Airbus A310’ ushtarak u ul në Bukuresht, për të marrë disa pacientë që do të dërgoheshin në Gjermani”, theksoi shërbimi mjekësor i Bundeswehr-it.
”Pak më pak se një e treta e rumunëve janë plotësisht të vaksinuar”, sipas autoritetit shëndetësor të BE-së, ECDC.
Incidenca e infeksioneve të reja në 14 ditë kohët e fundit është rritur mbi 1 000 për 100 000 banorë dhe mbetet një nga më të lartat në BE. Në funksion të përkeqësimit të krizës shëndetësore, Komisioni i BE-së kishte dërguar më parë mjekë dhe pajisje mjekësore shtesë në Rumani.