Gjatë periudhës që ishte brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP” Paloma kishte debate të vazhdueshme me Donaldin. Mbrëmjen që ajo u largua nga shtëpia VIP nuk i takoi Donaldin dhe Semin siç bëri me banorët e tjerë.

Por sëfundmi Paloma është pyetur nga ndjekësat se çfarë pati me Donaldin, ajo përgjiget se ai ndryshoi shumë dhe kur u zgjodh e preferuara e publikut nuk e priti mirë.

“Po me Donaldin ç’pate, po yll djalë është, pse i kundërviheshe sa herë?”

“Sepse ndryshoi shumë. Dhe këtë e them me bindje! Kur dola e preferuara e publikut ai nuk e priti mirë!”, shkruan Paloma.