Kanë nisur manovrat e mëdha në prag të merkatos së dimrit. Klubet kanë filluar të lëvizin dhe një nga protagonistët pritet të jetë Fiorentina e Commisso-s, jo vetëm për situatën që ka lidhje me të ardhmen e Dusan Vlahovic.

Sipas Gazzetta dello Sport, klubi vjollcë po përshpejton lëvizjet për Jonathan Ikone të Lille, që ndiqet edhe nga Milan-i. Fiorentina duket se ka një marrëveshje në vija të përgjithshme me përfaqësuesit e lojtarit dhe mund të hidhet në sulm për 23-vjeçarin, i cili vlerësohet 18 milionë euro, një shifër shumë më e ulët se 30 milionë eurot e kërkuara nga Sassuolo për Berardi-n. Vështirësitë për të siguruar yllin italian, në fakt, kanë bindur Fiorentina-n për të përshpejtuar operacionin Ikone. Maldini dhe Massara janë të paralajmëruar.