Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që nga pasditja rikthehen reshjet.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 10°C në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 21°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 5 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01°C në 09°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 13°C.