Kledi dhe Beatrix kanë vendosur të flasin përballë njëri-tjetrit pas një mbrëmje romantike të kaluar së bashku.
“Vëllai i Madh” organizoi një takim, për të cilën Kledi zgjodhi të ishte nën shoqërinë e Beatrix.
Këngëtarja duket se nuk u ndje mjaft komode nga kjo zgjedhje duke pranuar se nuk ka një pëlqim për Kledin.
Nga ana tjetër Kledi u përpoq t’i sqaronte Beatrix se përpos pëlqimit që ka për tiparet e saj si femër ai takim nuk simbolizonte asgjë më tepër.
“Kam prej ditësh një barrë të madhe. Nuk dua të jesh në siklet, unë të pëlqej ty si femër dhe kaq. Unë do të doja shumë që atë takim ti ta shijoje sepse ishte organizuar shumë bukur”,-tha Kledi.
Beatrix falenderoi Kledin për gjithë sjelljen e tij dhe për faktin se i gjithë takimi u zhvillua brenda normave që ajo do të donte.