Donaldi dhe Beatrix janë pothuajse gjithë kohës pranë njëri-tjetrit. Kjo është vënë re nga banorët, të cilët kanë nisur t’i ngacmojnë për raportin e tyre.
Sipas Antonelës, dyshja kanë pëlqim për njëri-tjetrin dhe këtë ua ka thënë troç. “Pëlqeheni ju të dy”, është shprehur ajo.
Donaldi e ka injoruar komentin e saj, ndërsa Beatrix është përgjigjur disi me ironi “Tani e kuptove?”.
Antonela: Pëlqeheni ju të dy?
Donaldi:Ça ka?
Antonela: Pëlqeheni ju të dy më duket
Beatrix: Shumë, tani e kuptove?
Antonela: Jo vetëm si shokë