Pjesa e parë mes Juventus-it dhe Fiorentina-s është mbyllur me një episod të dyshimtë.

Një prekje e topit me dorë nga Danilo ka bërë që arbitri t’i mbajë në fushë dy skuadrat dhe VAR të kontrollonte më mirë aksionin.

Lojtarët, të hutuar, anë pritur me ankth verifikimin, por Perin, sipas Corriere dello Sport, ka patur një ide tjetër: largohet nga gjyqtari i ndeshjes dhe lojtarët e tjerë për të marrë informacione nga stoli, ku dikush mund ta kishte rishikuar atë që kishte ndodhur.

Pasi është siguruar nga stoli se nuk kishte asgjë, ai i është drejtuar dhomës së zhveshjes.