Kryeministri i Indisë, Norendra Modi ka tërhequr vëmendjen në samitin e Klimës të OKB-së të mbajtur në Glasgow, për përzemërsinë e takimeve të tij me liderët botërore. Ditën e djeshme, kamera ka kapur kryeministrin indian duke i dhënë një përqafim Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ndërsa pranë dy politikanëve ka qenë edhe kryeministri britanik, Boris Johnson.
Guterres duket se nuk është ndjerë shumë rehat kur Modi iu afrua shumë dhe ngriti kokën në përpjekje për të mbajtur distancat e nevojshme.
Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, kryeministri indian nuk ngurron të tregojë gëzimin e tij që merr pjesë në evente të mëdha dhe për çështje kaq të rëndësishme. Kryeministri i Indisë ishte i përzemërt, por edhe i rrezikshëm për sa i përket shpërndarjes së Covid, pasi iu afrua mjaft mirë Guterres dhe nuk mbante maskë. Modi u fotografua më herët në një foto të ngjashme me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bethel.