Agjencia Rregullatore Federale gjermane pezulloi procedurën e certifikimit për gazsjellësin e diskutueshëm nënujor ”Nord Stream 2”, i projektuar për të sjellë gazin rus në Gjermani dhe Evropë.

“Pas një ekzaminimi të plotë të dokumentacionit, Bundesnetzagentur arriti në përfundimin se certifikimi i një operatori të gazsjellësit ‘Nord Stream 2’, do të ishte i mundur vetëm nëse ky operator do të ishte i organizuar në një formë juridike sipas ligjit gjerman”, deklaroi agjencia në një deklaratë.

Agjencia shpjegoi se një filial i krijuar për të administruar pjesën gjermane të gazsjellësit nuk i plotësonte kushtet për të qenë një “operator i pavarur transmetimi”.

”Derisa asetet kryesore dhe burimet njerëzore të jenë verifikuar, procesi i certifikimit do të pezullohet”, theksoi agjencia./