Kompania farmaceutike Pfizer, ka ngritur një padi ndaj një punonjëse të tyre, me pretendimin se ka vjedhur një sërë dokumentesh të besueshme, përfshirë edhe ato të lidhura me vaksinën anti-Covid.
Pfizer ka bërë të ditur se bëhet fjalë për punonjësen Chun Xiao Li, e cila ka shkelur marrëveshjen e “besueshmërisë”, duke marrë mbi 12.000 dokumente dhe duke i futur ato në kompjuterin personal. Pfizer kishte çaktivizuar tashmë aksesin në USB në 2019 për të parandaluar transferimet e paautorizuara të dokumenteve.
Në tetor 2021, kompania zbatoi gjithashtu një teknologji që monitoron kur punonjësit ngarkojnë skedarë në platformat e bazuara në cloud si Google Drive. Mësohet se e akuzuara ka refuzuar të përgjigjet ndaj pretendimeve të ngritura.
Ajo ka punuar për kompaninë amerikane për 15 vite, ndërsa së fundmi kishte marrë një ofertë nga kompania Xencor Inc, me seli në Kaliforni.