Lionel Messi është duke u rikuperuar nga një lëndim në këmbën e majtë. Përveç kësaj, ai ka dhimbje në njërin gju si pasojë e një godtje që mori nga Adrian Martinez në ndeshjen e Argjentinës ndaj Venezuelës.
Por, te stafi trajnues i kombëtares janë optimist dhe besojnë se do të jenë në gjendje të llogarisin në të për ndeshjet ndaj Uruguayt dhe Brazilit.
Ndërkohë, Messi nuk luajti në dy ndeshjet e fundit me Paris Saint-Germainin. Ai nuk ishte i gatshëm për Leipzigun në Champions League dhe ndaj Bordeaux në Ligue 1.
Sport raporton se trajneri i Argjentinës, Scaloni po llogarit në të në të dy ndeshjet.Ideja është që gjashtë here fituesi i Topit të Artë të luajë disa minuta ndaj Uruguait më 12 nëntor dhe të luajë ndeshjen e plotë ndaj Brazilit më 16 nëntor.
Që nga ardhja e tij në PSG, Messi ka pasur problem fizike për të luajtur vazhdimisht. Në total, ai ka munguar në katër ndeshje këtë sezon për shkak të lëndimeve.