Puthja e shumëpritur mes Sarës dhe Dj Pm në Big Brother Vip më në fund ndodhi, por jo të gjithë e kanë pritur mirë. Fifi ka reaguar keq pasi e mori vesh atë që kishte ndodhur dhe i ka thënë Sarës se është lunatike.
“Ti e paske puthur. Me dukesh e pasigurt. Ty të erdhi motra për PM, të tha s’ka gjë. Qenke lunatike. Për mua është shumë e rëndë”, tha Fifi kur mori vesh se Sarah dhe PM ishin puthur.
Sara reagoi keq duke filluar të qajë dhe u krijua një situatë shumë e pakëndshme midis banorëve.
Fifi kërkoi të sqarohej me të dy dhe ajo bashkë me Sarën dhe Pajtimin dolën jashtë në oborr të flisnin. Pajtimi iku dhe i la vetëm.
Sara: Fif isha shumë keq dhe nuk doja ta ktheja sikur ti e kishe personale me mua. U preka shumë kur më the se po të fyeja inteligjencën, ç’lidhje ka, maksimumi që mund të kem bërë unë është të kem gënjyer veten”
Fifi: Unë e njoh Pajtimin që 11 vjet. I jap hapur atij për Granitin dhe ai më është hapur për ty. Normal që du me dit se çka ndodh mes juve, nuk dua ta marr vesh në Prime. Unë e kam shok Pajtimin”,- tha Fifi.
Sara: E kuptoj po edhe të me thuash mua pse njëherë thua e do dhe pastaj e puth…
Fifi: Unë të kam pyet drejt e në sy
Sara: Ashtu e ndjeva dhe e bëra. Të të kishte ndodhur ty me Granitin unë nuk do ngulmoja ta dija pse e bëre ti.