Nga Elbasani, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri foli edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Kujtojmë se Presidentit Ilir Meta i mbaron mandati në 24 korrik 2022.

Lidhur me këtë çështje, Gjiknuri tha se mazhoranca është e hapur për të diskutuar me opozitën për një President konsensual.

“Fryma e Kushtetutës është që të synohet një presidenti konsensual. Do të thotë që ne jemi të hapur edhe për propozimet që vijnë nga opozita. Kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi hapësirë për njerëz që mund të jenë mbi palët për të gjetur një figurë konsensuale dhe patjetër opozita ka një rol në këtë mes dhe këtë e ka bërë të qartë edhe Presidenti”, u shpreh Gjiknuri.