“Love Story” do të rikthehet në ekranin e TV Klan më 15 nëntor ku do të njihemi me konkurrentët e këtij viti. Një nga surprizat e këtij sezoni është pjesëmarrja e djalit të Robert Aliajt.
Kristi Aliaj, një ekspert parfumesh do të jetë pjesë e kastit të konkurrentëve këtë sezon.
Ajo që e bën akoma më interesante këtë fakt është prania e Robertit në program si opinionist e do t’i duhet të gjykojë e vlerësojë të birin.
Spektakli pritet të vijë me shumë ndryshime që mbeten për t’u parë të hënën, në orën 20:00, në Tv Klan.