Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u pyet për protestën e fermerëve të Lushnjes dhe nëse ka pasur një reagim nga qeveria për kërkesat e tyre.
Krifca deklaroi se është në kontakt të vazhdueshëm me fermerët, i ka takuar ata edhe para nisjes së protestës. Gjithashtu shtoi se është në dialog të vazhdueshëm me ta dhe se të gjitha kërkesat e tyre janë të adresuara.
“Unë jam në dialog të vazhdueshëm me fermerë që përpara protestës kam qenë në Lushnje. Sot vij nga një sere përpara takimit të qeverisë Ata kanë disa pretendime që kanë adresuar shumë mirë në buxhetit e vitit 2022 që vijnë si masa mbështetëse, për rritje e produktivitet në bujqësi që është Jemi në dialog të vazhdueshëm, jemi në një barrikadë, dhe duam të kemi një bujqësi më të qëndrueshme”, tha ajo.