Shenjat kishin mbërritur tashmë në pjesën e parë të ndeshjes kundër Lille, në Ligue 1, kur Pochettino e largoi Messin pas 45 minutash lojë. Sot ka ardhur konfirmimi: argjentinasi nuk është mirë dhe nuk do ta ndihmojë dot PSG-në në sfidën e radhës të Champions-it kundër Leipzig, e planifikuar për të mërkurën.

Ish-kapiteni i Barçës nuk u stërvit me grupin të hënën dhe nuk u grumbullua nga Pochettino. Ai vuan nga shqetësimi në gju dhe një problem muskulor. Mbappé buzëqesh, nga ana tjetër, duke u rikthyer në skuadër pas mungesës kundër Lille.