Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë dozën e tretë të vaksinës ruse njëdozëshe, Sputnik Light, raportuan mediat shtetërore.
Shefi 69 vjeçar i Kremlinit u vaksinua së pari në 23 mars e paskësaj në 14 prill. Ndonëse asokohe u mbajt i feshtë informacioni se cfarë vaksine ishte përdorur për presidentin rus, tani mësohet se ai ka marrë pikërisht Sputnikun.
“U rivaksinova sërish. Nuk ndjeva asgjë, gjendja ime është mëse normale. Gjithcka është në rregull”, tha Putin.
Vetëm 44% e popullsisë ruse rezulton të jetë imunizuar pjesërisht kundër koronavitusit, dhe gati 37% besohet të jenë të vaksinuarit me dy doza.
Shifrat e infektimeve sa vjen e rriten në vend dhe Putini fajëson për këtë vec të tjerash, edhe ngurrimin e popullatës për t`u vaksinuar.
“Nuk e kuptoj se cfarë po ndodh. Ne kemi një vaksinë të sigurt dhe efikase. Ajo vërtet që e redukton rrezikun e sëmundjes, komplikacionet e renda dhe vdekjet”, qe shprehur ai.
Rusia së bashku me Britaninë, Gjermaninë, Turqinë e Ukrainën shënuan së fundi rritje të të rasteve me COVID-19 në masën mbi 50 për qind.
Numri i vdekjeve është shtuar po ashtu. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha disa ditë më parë se jetët e humbura në baza ditore janë mbi 4,000.