Super menaxheri Mino Raiola duket se fajëson trajneri i Manchester United për formën e keqe të klientit të tij Paul Pogba.

Sipas Bild, Raiola fajëson Solsljaer për rendimentin zhgënjyes të mesfushorit francez.

Duket se Raiola është aq i pakënaqur me trajneri e United, sa është gati të vërë në rrezik transferimin e një tjetër super klienti të tij verën e ardhshme: Erling Haaland.

Solskjaer e do me çdo kusht sulmuesin norvegjez, veçanërisht duket parë se Ronaldo do t’i afrohet 38 viteve sezonin e ardhshëm.

Pakënaqësia e Raiola-s për situatën e Pogba mund të shuajë përfundimisht shpresat e Djajve të Kuq për të siguruar sulmuesin e Dortmund.