Pavarësisht se ka akoma edhe tre vite në kontratë, Real Madrid është gati t’i ofrojë rinovimin Vinicius Junior, me protagonistëve të mëdhenj në këtë fillim sezoni të skuadrës së Carlo Ancelotti-t.

Sipas ABC, skuadra spanjolle ka një marrëveshje në parim me brazilianin, i cili do të nënshkruajë në janar një kontratë që do ta lidhë më klubin madrilen deri në vitin 2028, me një rrogë prej 8 milionë eurosh në sezon.

Gjithashtu, klubi do të rrisë edhe vlerën e klauzolës për prishjen e parakohshme të kontratës, që do të kalojë nga 700 milionë në 1 miliard euro.