Për mjekët e familjes së 33 qendrave shëndetësore të Durrësit është implementuar me sukses teknologjia eSigning, që mundëson nënshkrimin e recetës elektronike eRx online pa pasur nevojë për USB.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se “së shpejti ky sistem do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë”.
“Në këtë mënyrë lehtësojmë procedurat mjekësore nëpërmjet përdorimit të shërbimeve digjitale”, thekson FSDKSH.
FSDKSH në bashkëpunim me MSHMS dhe AKSHI implementuan me sukses nënshkrimin elektronik online , pa nevojën e USB për mjekët e familjes së 33 qendrave shëndetësore të Durrësit. Avantazhet e RSS janë; lehtësim procedurash, thjeshtësim të proceseve të punës për mjekër, siguri më të lartë.