‘’Vëllai i Madh’’ i ka kërkuar atyre që të luajnë një nga komeditë më të famshme shqiptare.
Banorët do të rikthejnë edhe njëherë në skenë ‘’Pallatin 176’’.
Pjesa e banorëve që janë aktivizuar më shumë gjatë provës janë tek Dhoma e Dënimit,ndërsa pjesa tjetër nuk janë.
Teksa po zhvillonin provën,hyn Einxhel duke i thënë që fakti që ata po e bëjnë shumë mirë nuk do të thotë që ata do ta fitojnë pasi ata duhet të marrin dhe banorët e tjerë.
Arjola i tha Semit dhe banorëve që Einxhel nuk ka pse të thotë që pse nuk e kemi aktivizuar grupin pasi ishte ajo që u largua vet.
Sipas Semit Einxhel ka të drejtë pasi nëse duan të fitojnë 100 përqind të buxhetit duhet të përfshihen të gjithë banorët.