Drejtuesi Politik i Partisë Socialite për Qarkun e Fierit Taulant Balla dhe deputeti Erion Braçe panë nga afër punimet e kryera në dy qendra të reja shëndetësore në Çermë Sektor dhe Këmishtaj. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se këto qendra shëndetësore janë rikonstruktuar në kuadër të Programit Kombëtar të Rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.
Sipas Ballës është shumë e rendësishme cilësia e punimeve, sepse duhet t’i rezistojnë kohës dhe garantojnë standardet më të larta në shërbimet.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Divjakë? ? ??♂️ Bashkë me Erion Braçe dhe Kryetarin e Bashkisë Fredi Kokoneshi pamë nga afër punimet e kryera në dy qendra të reja shëndetësore në #ÇermëSektor dhe #Këmishtaj, të rikonstruktuara në kuadër të Programit Kombëtar të Rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Është shumë e rendësishme cilësia e punimeve, sepse duhet t’i rezistojnë kohës dhe garantojnë standardet më të larta në shërbimet shëndetësore. Në Këmishtaj është ndërhyrë edhe në mjediset e jashtme të Qendrës Shëndetësore, duke krijuar një shesh dhe lulishte. Ndërkohë ekipet e mjekëve dhe infermiereve vijojnë pa u ndalur me programet e shëndetit publik, për vaksinimin e qytetarëve në prag të sezonit të dimrit, për vaksinimin ndaj gripit dhe VAKSINIMIN ANTI-COVID.
#Vaksinohu??
#JetaJoteVLEN♥️
#SkaKohëPërPushim ?♀️ ??♂️