Mjekët në Kroaci janë shprehur të shqetësuar për situatën e koronavirusit.

Ata theksojnë se sistemi shëndetësor kroat ‘kërcënohet’ nga mbipopullimi i pacientëve të sëmurë rëndë me Covid-19.

“Sistemi shëndetësor kroat është në alarm”, është shprehur Shoqata Kroate e Mjekëve.

Pacientët me koronavirus presin me orë të tëra në spital për shkak se nuk ka vende të lira, kanë thënë më tej mjekët.

Aktualisht 1, 418 pacientë me Covid po marrin trajtim mjekësor në spital, 170 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Autoritetet shëndetësore përballë rasteve të larta me Covid, i bëjnë apel qytetarëve që të vaksinohen kundër virusit për të shmangur fatalitetet në vend.