Evropa ka 13 vende në Kupën e Botës vitin e ardhshëm dhe skuadrat që përfundojnë të parat në 10 grupe të ndryshme kanë siguruar tashmë një vend në finale. Por kanë mbetur edhe tre vende, për të arritur në play-off, pasi 10 ekipet e renditura në vendin e dytë do të luftojnë për një biletë në Katar. Dy skuadrat më të mira të Ligës së Kombeve të UEFA-s që nuk janë kualifikuar tashmë do të kenë gjithashtu një shans për të luftuar për një vend në Kupën e Botës 2022.
KUR DO TE BËHET SHORTI? Shorti do të hidhet më 26 nëntor dhe 12 skuadrat do të ndahen në dy grupe fillimisht Më pas ato do të ndahen ndahen në katër grupe me nga dy nga secila vazo. Ka vetëm një ndeshje në dy raundet, pasi fituesi i gjysmëfinaleve të grupit të tyre përkatës do të luajë në një finale të play-off-it për të fituar një vend në Botëror.
KUR LUHEN NDESHJET E PLAY-OFF-IT? Gjysmëfinalet e tre grupeve përkatëse do të luhen më 24 dhe 25 mars, ndërsa tre finalet do të zhvillohen më 28 dhe 29 mars. Janë gjashtë gjysmëfinale gjithsej dhe skuadrat e klasifikuara do të kenë një avantazh në terren në short. Por vendi për finalet do të hidhet me short.
SKUADRAT E KUALIFIKUAR NË PLAY-OFF NË MARS Italia, Portugalia Rusia, Skocia, Republika Çeke, Polonia, Suedia, Uellsi, Austria, Maqedonia e Veriut tashmë janë kualifikuar në play-off. Finlanda dhe Ukraina po luftojnë për vendin e dytë në Grupin D dhe rrjedhimisht aksesin në play-off, ndërsa Turqia, Norvegjia dhe Holanda po luajnë për një vend në Kupën e Botës 2022 në Grupin G.