Rudina Xhunga sjell në Panairin e Librit, Ana 1997. Është një libër që tregon historinë e vitit tonë tragjik, jo si libër historie, por si tregim i nënës së një fëmije. Nëna e një fëmije nuk gënjen kurrë.
Rudina Xhunga është gazetare dhe shkrimtare. Ajo tregon histori të thjeshta, të cilat pëlqehen, lexohen dhe blihen shume në botën shqiptare.
Këtë herë në panair ajo risjell katër tituj, ndërsa ka preferuar që të largojë nga printi gjithë botimet e tjera, të cilat mund t’i gjeni në Amazon.
Në panair këtë herë janë:
“Preja e një martese të lodhur” , “Ana 1997”. Aty do të jenë edhe dy Pitilushet, Tregimet dhe Përrallat.
“Ana 1997” është “Sikur Ana”, libri i botuar në vitin 2004, libri im më i dashur”- shprehet Rudina Xhunga.
Jam e lumtur që e po risjell me logon Dritare, këtë libër, për ata që s’e kanë lexuar.
Rudina Xhunga sjell në Panair, “Ana 1997”
Titulli i librit u ndryshua , me kërkesë të përkthyeses, sepse në anglisht nuk vinte mirë, ndaj u la “Ana 1997”.
Vendosëm që 97-ta të ishte mbiemri i Anës. 97-ta është mbiemri i shumë vajzave të palindura, vajzave të përdhunuara, i djemve të vrarë.
Rudina Xhunga sjell në Panair, “Ana 1997″
Ndaj e lashë Ana 1997. 97-ta është mbiemri përcaktues i jetës së shumë prej nesh. Nuk është libër i treguar si dokument, është i treguar nga nëna e një fëmije, nëna e një fëmije nuk gënjen kurrë.”
Rudina Xhunga flet me të njejtin pasion si për Anen e palindur dhe për Pitilushet.
Rudina Xhunga sjell në Panair, “Ana 1997”
Dy seri me përralla për fëmije 0-5 vjeç dhe Tregime për 6-12 vjeç.
Rudina Xhunga sjell në Panair, “Ana 1997”
Tashmë Pitilushet janë një nga librat më të dashur të fëmijëve në Shqipëri e Kosovë dhe pas daljes në variantin e ri, shqip e anglisht brenda një botimi, ato janë ndër librat më të kërkuar në diasporë.
“Këtë doja të realizoja, të mund të çoja te fëmijët shqiptarë jashtë, një libër për fëmijë që iu flet në gjuhën amtare, bashkë me përkthimin e gjuhës së vendit ku jetojnë. Janë shumë ata që dinë anglisht dhe kur prindërit e tyre, më dërgojnë video ku ata lexojnë anglisht dhe kërkojnë përkthimin në shqip dhe pastaj e lexojnë shqip, kënaqem pafund. Nuk e ndaj kurrë gazetaren nga shkrimtarja, kur vjen puna te shqipja. Është gjuha së cilës i përkas” – shprehet Rudina Xhunga, duke i ftuar ata që nuk kanë shkuar ende në Panair ta takojnë te stenda Dudaj. Deri të dielën, kur panairi mbaron.