Mbretëresha u ka kërkuar liderëve botërorë në samitin e klimës COP26 që të “arrijnë qeverisjen e vërtetë” dhe të krijojnë një “të ardhme më të sigurt, më të qëndrueshme” për planetin. Në një video-mesazh, ajo tha se shumë njerëz shpresonin se “koha për fjalë tani ka kaluar në kohën e veprimit”.
Ajo u kërkoi atyre të veprojnë “për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë” dhe “të ngrihen mbi politikën e momentit”. Mbretëresha shtoi se ishte ” shumë krenare ” për mënyrën sesi “burri i saj i dashur i ndjerë” Princi Philip promovoi çështjet mjedisore. Monarkja 95-vjeçare ishte planifikuar të merrte pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara në Glasgow, por ajo e regjistroi mesazhin e saj javën e kaluar në Kështjellën Windsor pasi u këshillua të pushonte pas kontrolleve mjekësore.
Princi i Uellsit dhe Duka i Kembrixhit po marrin pjesë të dy në konferencën COP26, e cila shihet si një mbledhje vendimtare nëse temperatura rritet dhe ndryshimet klimatike duhen kufizuar. “Shpresoj se kjo konferencë do të jetë një nga ato rastet e rralla ku çdokush do të ketë mundësinë të ngrihet mbi politikat e momentit. Shpresoj shumë që trashëgimitë e këtij samiti do të shkruhen në librat e historisë dhe do t’iu përshkruajnë ju si liderët që nuk latë t’ju shpëtonin mundësitë, dhe ju përgjigjët thirrjes së brezave të ardhshëm. Duhet të largoheni nga kjo konferencë si një komunitet kombesh me vendosmëri, dëshirë dhe plan për të adresuar ndryshimet klimatike dhe duke pranuar se koha për fjalët ka kaluar tani në kohën për veprim. Sigurisht përfitimet e këtyre veprimeve nuk do t’i shijojmë ne sot, askush nuk jeton përgjithmonë. Por ne po e bëjmë këtë për fëmijët dhe nipërit tanë, dhe ata që do ndjekin hapat e tyre”, tha mbretëresha Elizabeth.