Pasi kualifikueseve të kombëtareve, Serie A rikthehet me sfida shumë të rëndësishme në javën e 13-të të saj. Mes tyre bie në sy ajo që do ta shohë Lazion dhe Juventusin të përplasen në Olimpico.

Bardheklatrit mbërrijnë në këtë përballje të përforcuar nga tri rezultate të dobishme radhazi, që i kanë çuar ato në vendin e pestë të renditjes. Prandaj, djemtë e Maurizio Sarrit synojnë të zgjasin serinë e tyre pozitive, në mënyrë që të mund të qëndrojnë në grupin e skuadrave që do të garojnë për një vend në Ligën e Kampionëve deri në fund.

Progresi i Juventusit në javët e fundit ka qenë më pak pozitiv, por bardhezinjtë po rikthehen nga një fitore e arritur “in extremis” ndaj Fiorentinës. Për këtë rast, Sarri do të dizajnojë Lazion e tij me 4-3-3 e zakonshëm, ku Lazzari, Luiz Felipe, Acerbi dhe Hysaj do të përbëjnë vijën e mbrojtjes përpara Reinës.

Çelësat e mesfushës i janë besuar Cataldit, me Milinkovic-Savic dhe Luis Alberto djathtas dhe majtas, ndërsa në sulm Pedro do të veprojë si “9” fals në një treshe të kompletuar nga Felipe Anderson dhe Zaccagni.

Massimiliano Allegri do të përgjigjet me 4-4-2, në të cilin Danilo, Bonucci, de Ligt dhe Luca Pellegrini do të përbëjnë linjën e mbrojtjes, përpara Szczesny. Mckennie dhe Locatelli do të përbëjnë dyshen e mesfushës, ndërsa Cuadrado dhe Rabiot do të luajnë në dy anët e këtij reparti. Në sulm, hapësirë ​​për çiftin Chiesa-Morata.

Ja formacionet e mundshme:
LAZIO (4-3-3): Reina; Lazzari, Luiz Felipe, Acerbi, Hysaj; Milinkovic-Savic, Cataldi, Luis Alberto; Felipe Anderson, Pedro, Zaccagni.
JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, de Ligt, Lu. Pellegrini; Cuadrado, McKennie, Locatelli, Rabiot; Chiesa, Morata.