Këto ditë, si asnjëherë më parë dëgjova një mikeshë të thoshte se i pëlqente të kishte afera seksuale dhe se ideja e mashtrimit është e rrezikshme, por emocionuese. Mund të duket e pabesueshme, por mendime dhe ndjesi ndikohen nga periudha e Akrepit në të cilën ndodhemi. Kjo është energjia e Akrepit që gjithmonë ju shtyn të merrni rreziqe. Duke filluar nga sot 3 nëntor dhe deri në datën 5 nëntor tre shenja të zodiakut mund të fillojnë një lidhje sekrete dhe ka një arsye pse.

Dashi

Ju mund t’i thoni vetes se jeni të shtypur në marrëdhënien tuaj aktuale dhe se partneri nuk i plotëson nevojat tuaja, por kjo nuk është arsyeja e vërtetë pse ju shkoni pas kësaj afere. Ju dëshironi vëmendjen. Është kaq e thjeshtë. Ju dëshironi emocionin e të parit nga dikush i ri dhe dëshironi që ai t’ju adhurojë. Nuk është se jeni kaq të pakënaqur në shtëpi. Ky është vetëm justifikimi juaj për të bërë këtë tradhti. Ajo që është edhe më e bukur, është ideja që dikush t’ju kushtojë vëmendje seksuale. Ju dëshironi komplimente, lavdërime të bollshme. Dëshironi të ndiheni sërish të bukur dhe seksi, dhe kjo mund të jetë në fakt diçka që nuk po e merrni në shtëpi.

Akrepi

Lidhje monogame? Ndoshta, por jo për ju. Këto rregulla janë për njerëzit e tjerë. Ju bëni atë që dëshironi, apo jo? Ju do të filloni një lidhje sepse ju jep fuqinë që ju e adhuroni kaq shumë. Kush mund t’i rezistojë hijeshisë tuaj? Ndoshta partneri juaj i ka rezistuar atyre hijeshive dhe tani ju jeni aty me një hakmarrje gati dhe një të dashur të ri në shtrat.

Shigjetari

Ka pasur raste në jetën tuaj kur jeni ndjerë krenarë për besnikërinë tuaj. Të tradhtoni partnerin ju duket pothuajse e paimagjinueshme… derisa Hëna në Akrep të zgjojë diçka të errët brenda shpirtit tuaj seksual. Nuk jeni ndjerë të veçantë për shumë kohë. Ju dëshironi më shumë se seks. Dëshironi më shumë dashuri, vëmendje.