Shqipëria do zbresi në “Air Albania”, në orën 20:45, për t’u përballur me Andorrën në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”.
Pas humbjes së thellë 5-0 me Anglinë, kuq e zinjtë do kërkojnë fitoren e fundit në këto eliminatore, pavarësisht se sfida në “Wembley” i ka lënë më shumë pasoja djemtë e Edi Rejas.
Në sfidën me Andorrën, Reja ka ndërtuar nga fillimi formacionin e Shqipërisë për shkak të mungesave të shumta nga dëmtimet dhe pezullimet me kartonë.
Plot 9-të ndryshime në formacion, ku mbrojtja do jetë me 3, Mihaj, Dermaku dhe Hoxhallari, mesfusha me plot 5 lojtarë me Roshin dhe Hysaj nga krahët, Laçi, Çekiçi dhe Ramadani në mesin e fushës, ndërsa sulmi do i besohet dyshes Uzuni-Seferi.
Frormacioni i mundshëm kundër Andorrës:
Shqipëria: Berisha – Mihaj, Dermaku, Hoxhallari – Roshi, Laçi, Ramadani, Çekiçi, Hysaj – Uzuni, Seferi. Trajneri: Edi Reja. /