Katër vaksina në dispozicion dhe një kupon për të qëndruar 30 minuta në sauna në shoqërinë e një vajze të re. Është kjo oferta më e fundit e një shtëpie publike në Austri e cila ka nxitur 18 vjeçarët që të vaksinohen kundër Covid. Por oferta do të jetë e vlefshme vetëm ditën e hënë, nga ora 16:00 deri në 22:00, shkruan CNN

Është vetë klienti i cili zgjedh mes katër vaksinave në dispozicion dhe kuponi i veçantë mund të përdoret deri në 4 të mëngjesit. Në Austri vetëm 64% e popullsisë është e vaksinuar kundër Covid, por fundjavën e fundit numri i të vaksinuarve është rritur ndjeshëm sidomos në Vjenë.

Kjo si pasojë e aktivizimit të rregullit të 2G-së – që i lejon vetëm të vaksinuarve apo të shëruarve brenda 6 muajsh që të hyjnë në restorante; të prenotojnë në hotel; të shkojnë në parukieri; dhe të marrin pjesë në ndeshje apo pistat e skiimit.