Vijojnë të shtohen rastet me koronavirus te Bayern Munchen. Ditën e sotme rezultoi pozitiv Maxim Choupo-Moting, teksa pak çaste më parë është konfirmuar edhe infektimi i Joshua Kimmich.
“Xholi” i skuadrës së Nagelsmann nuk ka pranuar të vaksinohet, bashkë me Eric-Maxim Choupo-Moting, Michael Cuisance, Serge Gnaby dhe Jamal Musiala.
Dy të fundit (Gnabry dhe Musiala) nuk rezistuan më, dhe sot kanë bërë dozën e parë të vaksinës nga mjeku i klubit bavarez.
Kimmich ka nisur menjëherë karantinën, njësoj si sulmuesi Choupo-Moting, dy nga tre lojtarët e rekordmenëve të futbollit gjerman që nuk janë vaksinuar akoma.
Kujtojmë që drejtuesit e Bayernit kërcënuan lojtarët e pabindur me ulje rrogash nëse vijojnë të shfaqen kokëfortë dhe nuk vaksinohen.