Nëse mendonit se personazhet e famshme janë “imunë” nga bullizmi dhe ofendimet për pamjen e jashtme e keni gabim! Madje, ata janë më të ekspozuarit, dhe më të prekurit nga të tilla komente.

Këtë na e kanë treguar vetë vajzat e famshme, së fundmi modelja Emina Cunmulaj dhe moderatorja Fjoralba Ponari, të cilat i janë përgjigjur të dyjas në mënyra krejt të ndryshme.

Së fundmi një koment i ardhur e ka mërzitur shumë Eminën, e cila zgjodhi të reagojë me anë të një Instastory. Një komentuese, e cila madje ushtron profesionin si këshilluese e shëndetit mendor, e ka ofenduar rëndë bukuroshen, duke e cilësuar si “hundëmadhe”. Ajo ka vendosur të reagojë ashpër duke e treguar haptazi profilin e saj dhe e cilësoi si ‘bullizuese’.

Ahhh, ja ku është shqetësimi im më madh… Jo vetëm fakti që dikush po bullizon dikë, por që ai dikush është një këshilluese e shëndetit mendor. Kjo zonjë duhet raportuar në punë sepse jam seriozisht e shqetësuar për mirëqenien e njerëzve që ajo trajton në punë. Ajo është një këshilluese e shëndetit mendor por bullizon!!! Kjo nuk ka sens dhe njerëz si ajo duhet ndalur sepse potencialisht mund të shkaktojnë dëm tek dikush dhe mirëqenia e tyre.