Pas RB Leipzigut, me dyer të mbyllura do të luajë edhe Bayern Munichu. Ndeshja kundër Barcelonës, e planifikuar për datën 8 dhjetor në kuadër të Ligës së Kampionëve, do të luhet në “Allianz Arena” pa tifozë.
Ndeshja e madhe e xhiros së fundit të fazës së grupeve do të ndikohet nga masat kundër Covid-19. Për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria gjermane, ndeshja mes Bayern Munichut dhe Barcelonës do të luhet me dyer të mbyllura.
Lajmi është dhënë nga Markus Soder, kryetar i Bavarisë i cili ka thënë:
“Për shkak të rrijet së numrit të rasteve me Covid-19, ne jemi të detyruar që t’i reduktojmë kontaktet e njerëzve kudeo”.
Ndeshja Bayern-Barcelona në “Allianz Arena” nuk do të jetë e vetmja ndeshje e planifikuar të luhet pa tifozë: tre ndeshje të tjera të Ligës së Kampionëve, një e Europa League dhe katër të tjera në kuadër të Konferencë Ligës do të luhen gjithashtu me dyer të mbyllura.