Situatë e pabesueshme te kombëtarja e Italisë.
Pas dëmtimeve të Immobile dhe Chiellini, pa harruar mungesat e Verratti, Pellegrini dhe Zaniolo, një tjetër lojtar largohet nga grumbullimi pas Bastoni-t, Calabrias dhe Biraghi-t.
Bëhet fjalë për Salvatore Sirigu, portieri i Genoa-s, i cili ka qenë i detyruar të përshëndetet me grupin dhe të kthehet në Liguria.
Akoma nuk dihen detajet e dëmtimit, por lojtari nuk do të udhëtojë me Italinë për në Belfast, ku formacioni i Mancini-t do të sfidojë të hënën në mbrëmje Irlandën e Veriut.
Megjithatë, Italia është e mbuluar në mbrojtje, duke parë se trajneri i italianëve ka grumbulluar 4 portierë.
Një periudhë e mallkuar për Axurrët që në këtë javë të fundit kanë humbur shumë lojtarë.